Biografi e shkurtër
|
|
Jeton Kelmendi u lind në Pejë me 1978. Shkollën fillore dhe të mesme i kreu në vendlindje, studimet në Prishtinë. Ai punon në medie në Kosovë dhe bashkëpunon me disa tjera jashtë vendit. Kelmendi është i njohur për shkrimet e tij publicistike, sidomos rreth çështjeve kulturore. Poezitë e tij janë përkthyer në disa gjuhë dhe janë pjesë e disa antologjive. Poezinë e tij, kritika e ka cilësuar si një poezi e mesazheve të qarta dhe moderne në konceptimin e ideve. Esenca e mendimit poetik të Kelmendit është etika e të shprehurit. Motive dominuese në krijimtarinë e tij, janë lirika e dashurisë dhe realiteti i kohës. Ai është veteran i luftës së UÇK-së.
|
Libra të botuar:
"Shekulli i Premtimeve" me 1999 Rilindja
"Përtej Heshtjes" me 2002 Faik Konica
"Në qoftë mesditë" me 2004 Faik Konica
"Më fal pak Atdhe" me 2005 Faik Konica