Fjala ketu thuhet më ndryshe, ka një dimension tjetër. Mund te na shkruani ne adresen elektronike jetonkelmendi@yahoo.com, per te bashkepunuar
 

Poezi te reja nga Jeton Kelmendi

ZONJA FJALË E ZOTËRI MENDIM

1

Kam fol pak
Ndryshe
Tepër ngadhënjyeshëm
Zonjushe
Por them
S’ma merr për të madhe
Fundja fjalët e një poeti
Janë
Dhe ti e dinë se lejohet
Mendimet e veshura me i zhvesh
Cipë cullak
E të zhveshurat
Me i veshë me kostume të qejfit tëm

Ose
Nëse për ty ka mjaftuar
Të them të dua
Atë që ja thotë gjithkush
Gjithkujt
Edhe burri gruas vetë
Zonjushe
Unë kam krejt tjetër mendim

2

Sikur
Mendimi s’ka vlerë pa fjalën
Apo fjala
Ç’thotë pa e lodhur mendjen
Shpirt njeriu
Ti je zonja fjalë
E unë zotëri mendim

Krejt kështu i kam pa
Vetën me ty e ty me mua
Bile
Edhe këtë formulë dashurie
Gjithandej
Nëse ka mbet ku pas
Modernizimit

Prandaj
Zonja fjalë je e bukur
Kur zotëri mendimi
Ta jep bukurinë

3

E hë de
Duhet m’u pajtua se
Heshtja
Na vëzhgon ankthshëm
Çka po bëhet me ne

Po nejse ma
Zonja fjalë
Dua me të puth tash
Veç një herë
Se e dyta e treta
Nuk e di si vijnë

Liria le të rrojë e lirë

Edhe fjala
Edhe mendja
Le të flasin çka
Të duan
Unë
Tani dua puthjen e parë

MONALIZA

Ajo është gjallë heshtë
Hijeshim
Me shpirtin e qetë
Ruan një ofshamë jetike
Për të mistershmen

Rrinë përmotshëm bri
Murit e i shikon njerëzit
Në fytyrë
Pa u folur

E se len as pa u fol

Pa ritet e zemrës rrah
Në zemrat tjera
Merr me vete
Pikën tonë të syve

Bash
Ajo është femra
Që i kaloj krejt kënaqësitë
Se të hynë në sy
E të jep
Kënaqësi

Verë 2006, Paris

AMORFE

Asgjë për gjithçka apo gjithçka për asgjë

Matanë vetës aman
Kur i doli fjalës
Shpirti
Pse lejon zoti i saj

Enigmën e Pegasit të dritës
E preku hëna e vetmisë
Me hapin tjetër shkel
Të nesërmen
Bukës e ujit s’ka mbetur m’u besua
Etja as uria

Në fushën e një fjale
Atdhe
Sa kushi kulloti e piu
Pse lejon zoti i tyre

Në muret e durimit
Sa heshtja u përplas
Neveria na çmendi për ty nostalgji
Të sotmen për nesër e lamë
Edhe ne
Pse ma lejon zoti ynë

Gjithçkaje s’po të them asgjë
Ke me pa kur të dalim
Në anën tjetër

MADRIGAL

Të thirren engjëjt prej odës time
Të fjalës
Në errësirë si në madrigal
Hymë
Me fytyra ka drita
Kthyem

Një ofshamë e butë

Më shumë ditë feste duhen
Për festim
 mbet me thënë se
Ceremoninë
Mund ta bëjmë kur të duam
Unë e ti e terri
Krushqit yjet në qiell

Dy herë ke ditë me fol
Më së bukuri
Dhe fryma u pajtua ato çast
Kur të vish me ditë
Kthimi me natë se
Rruga ka vaki

Dhe e dyta
Goja as shpirti s’falin
Po s’ta thash
Këngën time të zemrës

Fol tash lum poeti

Njeri
Më thuaj për artistin
Ku të ka mendja
Mos
Të çuan përtej vetvetes

Heshtja më e sigurt në botë
Nuk të garanton
Qetësi

Udhëve ua lidhem këmbët

Gjithçka filloj të shtohet
Veç diçka të pakësohet

Mikës
Poetit e vargut nga një frymëmarrje
Më shumë
Secilës bisedë nga një
Presje
Sa herë vjen e premtja
Do ti lutem qiellit e zotit
Për natën tonë
Tjetër

KËSHILLË

Lere vetën
Vetëm
Atje ku s’merret
Me veti

Merre
Atëherë kur
Kihet ku me
Marr

Kur me marr

JETA

Te shkelja tjetër

Ka diçka më të madhe
Se trupin
Hijen
Emrin
Natës ja rrëzon vetullat
Ditës ja hap sytë

Jeta


Mirë se Vini te RUGOVA
Faqe përsonale e poetit Jeton Kelmendi
Jeton Kelmendi RUGOVA
Jeton Kelmendi Poet e Publicist
Shkrime artistike e publicistike te RUGOVA
 
fjala pret te thënat tuaja per poezinë 1 visitors (3 hits) on this page!
Bukuria ke emrin e asaj qe e don ti, prandaj besoj me shume se cdo gjeje...Nese e humbe besimin ke humbur cdo gje, madje edhe veteveten, kujdes me besimin ne te... This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free