Fjala ketu thuhet më ndryshe, ka një dimension tjetër. Mund te na shkruani ne adresen elektronike jetonkelmendi@yahoo.com, per te bashkepunuar
 

Poezi e zgjimit dhe e frymёzimit patriotik


Jeton Kelmendi ”Mё fal pak atdhe”, botoi SHB “Faik Konica”, Prishtinё


Hilmi Saraçi

Jeton Kelmendi nё veprimtarinё e tij poetike ka bёrё emёr tё njohur para lexuesit tanё.Ai shkroi disa vepra,kryesisht pёrmbledhje me pozi.Nё letrat shqipe shquhet edhe me shumё punime tё tjera letrare, nё veçanti nё rrafshin e gazetarisё, publicistikёs dhe histografisё kulturore.

Dashuria pёr atdheun si frymёzim i parё

Nё fund tё vitit 2005 shkroi pёrmbledhjen me poezi”Mё fal pak atdhe”.Nё krahasim me veprat tjera poetike, nё kёtё vepёr, Kelmendi ka zgjedhur poezitё me tematikё tё zgjimit, frymёzimit dhe tё begatimit kombёtar,pёrgjithsisht pёr dashurinё pёr atdheun si frymzim I parё, si detyrё e shenjt dhe si interes I veqantё pёr lexuesin tonё.Kelmendi me pёrpikёri e pёrcjell atdhedashurinё dhe mesazhet e mёdha historike, qё rrjedhin nga Iliria deri nё ditёt e sotme.Vet titulli I librit parashtron qartё mendimin e lartё patriotic tё Kelmendit dhe konceptin e mjeshtёrisё pёr tё vjelё e qёndisur fjalё e shprehje tё qёlluara nga rregullat gjuhёsore, pёr tё shkruar poezi tё nivelit tё lartё letrar dhe artistic.Ai tani e ka gjetur veten si poet I talentuar.

Vepra fillon me poezinё ”Rrugёtarёve tё lirisё” si porosi pёr ta “parё atdheun si I rri liria”.poeti librin e ndan nё gjashtё cikle tё renditura mirё e me kujds tё veçantё.Nё ciklin e parё “Mё fal pak mot tё mirё atdhe”flet pёr ushtarin (luftёtarin)e humbur, marshimin e tij drejt rojave tё atdheut sakrificёn pёr atdheun , sepse “babait qё mё donte shumё I ika kur mё thirri atdheu”-shprehet autori pёr ushtarin I cili nё kёtё marsh, nё fushёn e betejёs kishte ra “dielli me rrezet e lirisё”dhe shprehet:

Mё fal pak mot tё mirё, Atdhe Sa ta mashtroj ёndrrёn,Kёngёt e mira I humbёm rrugёs…Autori I frymёzuar nga marshimet e lirisё dhe tё trimёrisё sё ushtrisё tonё çlirimtare,ku ishte edhe ai njёri nga kёta marshues pёrshkruan çaste dhe momente tё prekshme, me vargje tё harmonizuara dhe tё gdhendura me latёn e espektit tё lartё dhe tё ndjenjёs tё dhembjes ndaj marshuesvetё atdheut qё disa prej tyre ranё nё altarin e lirisё, pёr atdheun. Kjo poezi I paraprinё ciklit tё parё si njё tёrёsi e vetme dhe ёshtё ndёr poezitё mё tё mira dhe tё kompletuara si nga aspekti ideor, tematik dhe artistiki autorit. Poezia e Kelmendit ёshtё e ndёrtuar dhe e gёrshetuar me njё kujdes dhe pjekuri tё duhur. Ai pёrgjthёsisht ka pёr frymzim dashurinё pёr atdheun, pa lёnё anash edhe dashurinё ndaj personit qё dashuron.Kёtё rrugё tё dashurisё e pёrshkruan kendshёm, por edhe me nostalgji, ku “lirika e kёngёs, as e lahutёs nuk dёgjohet mё nё kullёn e gurit”…


Dy dashuri: Atdheu dhe e dashura

Autori rrjedhёn e kohёs lirike tё dashurisё e pёrshkruan dhe e emёron si dhunti tё Zotit dhe shprehet:Nuk ndёrrohet vargu Sa ka gjak fjala Ka hyrё nё lojёn Qё luhet rrallё…(Udhёpёrshkrim)

Kёshtu kujtimi dhe simpatia ecin krahs mallit dhe dhembjes qё pёrkthejnё dhe e rrёmbejnё shpirtin dhe zemrёn e poetit. Ai pёrkujton nё kёto momente “diku nё Arbri” mbrёmjen e qetё dhe hёnёn “qё shtrihet trup e tёrthor nё sytё e saj”Autori nё kёt cast dёshiron tё ndёrroj vargun, t’I jap kuptime tёrheqёse

”. Dhe “ tё hyjё nё lojёn e saj”, por kёtё rrugёtim tё dshurisё e kap dhe e lidhё me atdheun, me Çamёrinё, pёrgjithёsisht me tokat e Arbёrisё, mё testamentin e kohёs dhe me “gurin mbi gur qё t’I ngritёt kala fjalёs” e besёs pёr atdheun.

Kelmendi gjithnjё ёshtё I peokupuar me ndjenjёn e dashurisё. Kjo ngjan edhe nё poezitё tjera. Por tani kjo dashuri kёndohet nёpёrmes takimev dhe hyrjeve, nё kafenё “Elita” nё Ulpianё” dhe nё kёto momente vargu gufon dhe ledhaton shpirtin rinor tё poetit: Sin ё dhomёn e fjetjes, nё vargun tim ka hyrё magjia e saj… (“Te kafe Elita”)

Nё vendlindjen e Skёnderbeut, nё Krujё

Kaptinё e veçantё e poezisё sё Kelmendit ёshtё pёrkujtimi 600 vjet pasё lindjes sё Gjergj Kastriotit n ёqytetin e Krujёs. Autori me respect tё lartё dhe dashuri tё madhe hsikon qytein, vedlindjen e Skёnderbeut dhe me ndjenjёn e lartё ndaj kryetrimit I freskohet mendja edhe syri kur sheh “ku lind ai burri I burrёrisё”. Shquhen disa poezi me madhёshtinё e frymёzimit dhe me qёndisjen e vargut gjatё rrugёtimit dhe vizitave nёpёr kёto stinё tё kohёs. Kёshtu nё poezinё “Tё Mrizet e Dukajve” poetin e kaplojnё kohёt e shkuara nё kёto mrize dhe mundohet tё gjejё pёrtej Gurit tё Nikё Dukёs nguhllimin dhe mallinqё e djeg pёr vendet e mbetura pa gjallёri tё rrafshuara pёr tokё dhe “lahutёn e babёs Hyso qё ёshtё shurdhuar” dhe nuk dёgjohet mё: Kulla ёshtё bёrё rrafsh me tokё E gurёt e shkollёs ku kemi mёsuar I ka mbuluar bari Mesi dallohet edhe trualli…(“Tё Mrizet e Dukajve”)

Rrugёtimi nёpёr botё, nё vendet ku frymojnё dhe flasin shqip Kelmendi edhe nё poezit e tjera, nuk mund tё ikё nga ndjenja e dashurisё ndaj atdheut dhe njёkohёsisht nga dshuria qё ushqen pqr vajzёn , tё dashurёn e tij. Kёto dy dashuri janё tё lidhura ngushtё njёra mёe tjetrёn,por autori kur kёndon pёr atdheun dhe ushtarёt e lirisё, sikurse harron tё dashurёn nё momentet e frymёzimit dhe tё pёrkushtimit.Nё poezinё e Kelmendit hasim figuracionin, metaforёn dhe karakterestikat tjera teorike letrare qё e gjallёrojnё vargun, I japin gjak poet.

Autori sikurse nuk di tё largohet nga kёto forma tё gёrshёtimit dhe tё thurjes sё vargut nё nivel tё lartё artistik. Ai do tё pёrkujtojё disa rrugёtime nёpёr botё dhe nё pjesёt ku frymojnё shqiptarёt dhe dёgjohet tingulli shqip Gjatё kёtij rrugёtimi dhe frymёzimi nё shpirtin e poetit lindin e gufojnё vargjet pёrtej kufijve: Shtatё palё qiej pёrmbi Kapёrcyem bjeshkёt Dhe njё kufi tё pakufi…(“Mё kujtohet njё emёr I ri”) Shquhen edhe poezitё tjera, tё cilat me tematikёn, ndёrtimin dhe ritmin poetic tingёllojnё zёshёm dhe sit ё tilla nuk dallojnё shumё nga poezitё e zgjedhura tё Kelmendit…






Mirë se Vini te RUGOVA
Faqe përsonale e poetit Jeton Kelmendi
Jeton Kelmendi RUGOVA
Jeton Kelmendi Poet e Publicist
Shkrime artistike e publicistike te RUGOVA
 
fjala pret te thënat tuaja per poezinë 16 visitors (27 hits) on this page!
=> Do you also want a homepage for free? Then click here! <=
Bukuria ke emrin e asaj qe e don ti, prandaj besoj me shume se cdo gjeje...Nese e humbe besimin ke humbur cdo gje, madje edhe veteveten, kujdes me besimin ne te...